Rreth nesh

Mirë se vini në Cami Farm, një fermë familjare rigjeneruese prej 4 brezash e vendosur në rajonin malor të Dibrës, vetëm 1.5 orë në veri-lindje të Tiranës. Ferma jone ka rreth 4 hektare te mbjellur me dru frutore te ndryshem por qe jane pjese e ekosistemit te rajonit verilindor te Shqiperise. Fillimisht pemet e para jane mbjellur qe ne 1930 dhe vazhdimisht peme te reja i jane shtuar sortimentit tone nder vite. Pjesa me e madhe e pemeve qe ndodhen ne ferme jane mbjellur duke filluar qe nga viti 2002 kur Zoti Shpetim Cami mbolli rreth 200 rrenje molle te kulturave te ndryshme. Qe atehere, fermes sone i jane shtuar mbi 300 peme te tjera si arra, lajthi, hurma,kumbulla, nje vreshtari si dhe varietete te tjera te molles.

E rrethuar nga peizazhe mahnitëse, Dibra ofron një nga natyrat më të paprekura dhe më të virgjëra në Evropë. Me ajër dhe uje të pastër si dhe tokë të pacenuar nga ndotjet kimike ose ndërhyrjet njerëzore, Dibra është një strehë e për biodiversitetin dhe jetën natyrore.

Në një peizazh të dominuar nga monokultura të mëdha të misrit dhe fasuleve të rritura për blegtorinë dhe prodhimin ne mase, ne jemi të veçantë me pasionin tonë të thellë për të rritur ushqim për ata qe vleresojne cilesine jetes ne cdo perspektive te saj.

Ejani dhe përjetoni ndryshimin — ku çdo kulturë rritet me kujdes, dhe çdo kafshatë ju lidh me tokën

Tags :
Share This :

Featured News

Category

Get a Promo and Keep Updated